Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të ruhet dhe restaurohet godina historike


Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të ruhet dhe restaurohet godina historike

09:06 16/07/2021

Ditën e djeshme u vendos guri i parë i themelit të ndërtimit të maternitetit të ri “Mbretëresha Geraldinë”.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të premte thotë se me projektin e ri do të ruhet dhe restaurohet godina historike.

Ai shkruan se do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët. Po ashtu edhe teknologjia që do të përdoret do të jetë e një standardi të lartë europian.

Mirëmëngjes, dhe me projektin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku do të ruhet e restaurohet godina historike dhe do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët, me një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës, por me teknologji të standardeve europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al







Të ngjashme