“Ishte i një shkalle të lartë vështirësie”

Maturantët e vijuan edhe këtë të dielë protestën e tyre kundër testit të matematikës. Përpara Ministrisë së Arsimit, maturantët kërkuan për të dytën ditë me radhe që të ulet pragu i vlerësimit për këtë test.

Sipas maturantëve testi jo vetëm ishte i një shkalle të lartë vështirësie, por edhe me pyetje jashtë programit.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit reagoi duke thënë se shkalla e vështirësisë për testin e matematikës po rivlerësohet nga ekspertët dhe nëse ky nivel tejkalohet nga programi do të rishikohet edhe pragu i pikëve.

Po kjo duket se nuk i ka bindur maturantët që paralajmëruan se do t’i rikthehen sërish protestës ditën e hënë.

Tv Klan