Banka e Shqipërisë është duke punuar për të rritur marrëdhëniet e komunikimit dhe transparencës me publikun. Kjo ishte tema e zgjedhur në takimin e 41-të,  të “Klubit të Guvernatorëve” të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet të zhvilluar në Stamboll, Guvernatori Gent Sejko tregoi mënyrën se si Banka e Shqipërisë punon për të komunikuar politikën monetare te publiku, duke theksuar se transparenca është një faktor kyç në rritjen e besimit të publikut te institucioni i bankës.

Gjatë punimeve të Klubit, pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimet e fundit ekonomike si dhe sfidat që po përballen bankat qendrore së fundi, sa i përket stabilitetit financiar dhe qëndrueshmërisë së çmimeve.

Tv Klan