Mbaron sot “Një Mundësi e Dytë”, zbuloni telenovelën e re që nis të hënën në Tv Klan

Mbaron sot “Një Mundësi e Dytë”, zbuloni telenovelën e re që nis të hënën në Tv Klan

13:28 08/02/2020

Sot në orën 14:30 do të transmetohet episodi i fundit i telenovelës braziliane “Një mundësi e dytë” në Tv Klan. Karola i del para plumbit dhe shpëton jetën e Valentinit. A do të mundet të jetojë ajo?

Çfarë do të ndodhë me Lauretën? A do të mund të dënohet ajo për gjithë krimet që ka kryer? Dunkan i penduar kthehet tek familja e tij. Çfarë do të ndodhë më marrëdhënien mes Roberval dhe Kakaos. A do të kenë ata një fund të lumtur? A do të arrijë Lusia që tani e tutje të jetojë e qetë, e lumtur dhe e bashkuar me gjithë njerëzit e zemrës së saj?

Por duke nisur nga e hëna, 10 Shkurt, në orën 14:30 do t’iu shoqërojë telenovela braziliane “Laila”, një histori prekëse e bazuar në çështjen aktuale të refugjatëve, një dashuri e paimagjinuar. Laila, një vajzë siriane që pranon të martohet me një sheik të pasur dhe të fuqishëm, në këmbim të një shume parash për të shpëtuar vëllain e saj të vogël. Nga e hëna në të shtunë ora 14:30, “Laila” vetëm në ekranin e Televizionit Klan. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi