Mbërrijnë 3000 vaksina Pfizer nga BE në Kosovë



Mbërrijnë 3000 vaksina Pfizer nga BE në Kosovë

17:40 11/05/2021

Në 12 Maj pritet ngarkesa e radhës me doza nga kompania Astrazeneca

Kosova renditet e fundit në rajon për furnizim me vaksina anti-covid, ndërsa i vetmi vend në Evropë që ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave anti-covid. Vaksinat e siguruara deri tani janë donacion nga BE ose OBSH.

Deri më tani në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca nga programi i COVAX dhe 7680 doza të vaksinës Pfizer që BE ka ndarë për Kosovën,  3000 prej të cilave kanë arritur mbrëmë. 38, 400 doza të vaksinës Astra Zeneca nga programi COVAX pritet të arrijnë në Kosovë më 12 Maj. Këtë vonesë deputetja e LVV-së Fitore Pacolli e arsyeton me ndërrimin e qeverive.

“Ne e dimë se BE ka probleme me furnizimin me vaksina edhe në vendet e tyre po ashtu problem është ndryshimi i qeverive në Kosovë në periudhën e pandemisë sidomos në rrëzimin e qeverisë Kurti dhe këto vonesa janë e ish-qeverisjes së kaluar e cila nuk ka nisur negociata për vaksina shumë më herët. Qeveria Kurti dhe Ministria e Shëndetësisë po bëjnë të pamundurën që të sigurojë vaksina sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur deputetja Fitore Pacolli

Në  Kosovë janë vaksinuar mbi 29 mijë të moshuar dhe staf shëndetësor. Pas rinisjes së procesit të imunizimit kur erdhën edhe dozat e para të vaksinës Pfizer janë duke u vaksinuar vetëm stafi shëndetësor.

Megjithatë qytetarët e tjerë të Kosovës të cilët kanë shtetësi të dyfishtë ja kanë mësyrë vendeve fqinje Shqipërisë, Serbisë por edhe Maqedonisë së veriut për tu vaksinuar.

Klan News







Të ngjashme