Një 29-vjeçare humbi jetën një ditë më parë në qytetin e Durrësit, për shkaqe momentalisht të paqarta. Viktima është Ardita Hersi nga Shkallnuri. Burime zyrtare të policisë thonë se e reja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit, rreth orës 20:00 të së hënës.

“Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”, thotë policia. Pikërisht kjo ekspertizë pritet që të zbardhë dhe shkaqet e vdekjes të së resë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al