Kufiri me Greqinë në Pikën Kufitarë të Kapshticës do të mbetet e mbyllur deri në 14 Qershor. Kështu njofton Policia Shqiptare, e cila i referohet vendimit të fundit të palës greke.

Në këto kushte në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shqiptarëve, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta persona do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

“Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke”, sqarohet më tej.

Po ashtu bëhet me dije se “asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë)”.

Nga ana tjetër dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë qytetarët dhe kategoritë e mjeteve./tvklan.al