Mbetjet shqiptare “përmbytin” Malin e Zi dhe Kroacinë – TV KLAN

Mbetjet shqiptare “përmbytin” Malin e Zi dhe Kroacinë

Banoret e vijës bregdetare të Adriatikut përgjatë Malit të Zi dhe Kroacisë janë befasuar teksa kanë parë që deti u ka sjellë një masë të madhe mbeturinash plastike me mbishkrime në gjuhen shqipe.

Ambalazhe shishesh plastike kosi, qumështi dhe produktesh të tjera janë sjelle nga rrymat detare si pasojë e erërave të forta që kanë përshkruar këto ditë Ballkanin.   “Sapo kishim pastruar gjithçka dhe kur mendoni se mbeturinat kanë ndaluar të vijnë, shqiptarët i dërgojnë përsëri. Nuk ka fund marrëzia njerëzore”, thekson ambientalisti Antun Polaniç.

Ambientalisti Antun Polaniç

Ky “pushtim” i fundit i bregdetit malazez dhe atij kroat me mbetje plastike që mbajnë etiketë shqiptare tregon se ende autoritetet shqiptare nuk po arrijnë të menaxhojnë si duhet plehrat. Në porte dhe pranë plazheve kanë ndërhyrë kompanitë e pastrimit për të larguar me fadroma e mjete të tjera edhe llumin e krijuar.

Në Kotor, Tivat, Budva dhe Herceg Novi, katër vendpushimet kryesore bregdetare malazeze janë investuar mbi 70 milion € për impiante të trajtimit të mbetjeve, por ato ende nuk janë në gjendje për të siguruar një trajtim të plotë të mbeturinave që vijnë në rrugë detare nga Shqipëria.

Autoritetet malazeze e kroate kanë ngritur zërin ndaj kësaj situate të rënde mjedisore që bie në kundërshtim me angazhimet e qeverisë shqiptare edhe ndaj konventave ndërkombëtare apo bisedimeve me BE.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione