Mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, ose 59 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Kryeministri e ka cilësuar rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes.

Edi Rama, kryeminister: 734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi i vitit të shkuar, duke shënjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë.

Sektori i turizmit është një nga sektorët prioritar të qeverisë, madje aty ka fokusuar edhe një pjesë të investimeve më kryesore. Siç është ndërtimi i aeroportiti të Vlorës, por edhe i porteve, të jahteve si dhe investimet në infrastrukturë, të cilat do të sjellin një akses të zonave turistike.

Fillimin e javës që vjen do të jetë një event shumë i rëndësishëm për turizmin, pasi për herë të parë do të mbahet në Tiranë, takimi i 70-të i Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Konferenca e Investimeve gjatë së cilës do të prezantohet udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania”.

Objektivi i qeverisë shqiptare është që gjatë 2024 të presë mbi 14 milionë turistë, ose 40% më shumë se sa viti i shkuar.

Klan News