UKK: Amoniaku mbi normë, por hetimet vijojnë

Prej ditës së diel në spitalin rajonal të Krujës janë paraqitur të paktën 370 qytetarë me shenja helmimi. Mosha e vogël është ajo dy vjeç. Të gjithë qytetarët që janë paraqitur kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar në banesë.

“Koha e qëndrimit në spital është dy orë dhe pastaj largohen në shtëpi me mjekim. Trendi i qytetarët që  paraqiten është ulur”.

Vetë banorët dyshojnë se shkak është bërë uji i pijshëm.

Pasi pa nga afër situatën në spitalin e Krujës, ministrja Ogerta Manastirliu tha se po verifikohen të gjitha pistat. Janë marrë analizat e ujit dhe të ushqimeve.

“Të gjithë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë edhe të bashkisë dhe policisë janë duke kryer të gjitha hetimet nga të gjitha pistat. Të gjitha rastet janë paraqitur me gastro dhe janë marrë mostra të unit dhe ushqimit që po hetohen ne disa pista”.

Por deputetet e PD akuzojnë qeverinë për tenderin e ujit.

Në një deklaratë të Ujësjellës Kanalizime Krujë thuhet se shkak i kontaminimit të ujit dyshohet të jenë bërë shirat e rrëmbyer të natës së të shtunës pasi nga analizat paraprake fiziko-kimike është vërejtur nivel i amoniakut mbi norma. Për këtë shkak është vendosur ndërprerja furnizimit me ujë nga rrjeti.

Përgjigjja e analizave të ujit dhe ushqimeve, për të gjetur shkakun e helmimit,  pritet të dalin të enjten nga Instituti Shëndetit Publik.

Tv Klan