Rreth 20 politikanë të majtë dhe të djathtë mblidhen çdo të enjte në mëngjes në barin e hotel “Gold”-it në “Rrugën e Dibrës” dhe diskutojnë për çështje që nuk kanë të bëjnë me politikën. Një fakt i tillë u bë publik nga shtypi i shkruar dhe është pranuar nga disa politkanë pjesëmarrës. Sipas anëtarit të këtij grupi ideja për t’u mbledhur është huazuar nga mëngjesi amerikan i lutjeve, por një gjë e tillë ekziston edhe në vendet e rajonit. Takimi fillon në orën 8:30 të ditës së enjte vazhdon deri në orën 10:00 dhe politkanët nuk kosnumojnë pije alkoolike. Emra të njohur si Bode, Dokle, Mustafai, Çeku, Malaj, Alibali, Majko, Mediu, Zela, Bello, Beja, Leonard Demi etj., në orën e caktuar për takimin tek “Vila Goldi” harrojnë përkatësitë dhe sherret partiake. Mësohet se inisiatori dhe kreu i këtij grupi është kryetari i partisë republikane Fatmir Mediu. Përveç takimeve private tek “Vila Goldi” grupi i politkanëve ka organizuar edhe takime të ndryshme publike në Tiranë dhe në Durrës me personalitete të njohura nga rajoni. /tvklan.al