Dashi – Keni shumë shpresa, por dikush po kënaqet duke e shtyrë  takimin tuaj. Çështja është nëse duhet t’i besoni ose jo. Nuk keni pse t’i përjashtoni nga plani, por fjalët e tyre mund t’ju nxisin të mendoni sërish për atë që po përpiqeni të bëni. Nëse në këtë fazë është pak e tepërt, thjeshtojeni.

Demi – Mos kini frikë të pranoni që  nuk po bëni progres. Po përballeni në vështirësi dhe të tjera po vijnë, ndaj bëni një hap pas. Megjithatë, jeni entuziastë për të kapur një mundësi shumë të mirë. Prisni pak sepse duhet të shihni të gjitha alternativat përpara se të vendosni. Ajo që vjen më ngadalë, është më jetëgjatë.

Binjakët – Lidhja e Jupiterit dhe Saturnit është paksa e çuditshme sot dhe mund të jetë më e vështirë të përqendroheni nëse nuk keni një situatë që ju shtyn. Ndshta doni të ecni përpara, por dyshimet do të ndërhyjnë te qëllimet. Konflikti mund të  vazhdojë deri në momentin që do të  ndërmerrni një iniciativë për të bë rë një lëvizje.

Gaforrja – Në një aspekt të jetës po tregoheni më të kujdesshëm, ndërsa në një tjetër më të  lirshëm. Nëse gjendeni në një situatë që ju kufizon, tundimi për ta lënë pas do të jetë shumë i fortë. Kjo fazë është e përkohshme dhe shpejt do të ndiheni më të vendosur dhe më me vetëbesim. Për momentin, besojini të mesmes së artë.

Luani – Planet tuaja do të hasin rezistencën e dikujt që nuk dëshiron t’ju ndihmojnë. Ndoshta është momenti të gjeni një rrugë tjetër. Miqtë do të jenë gati për t’ju zgjatur dorën, ndaj mos jini krenarë dhe kërkoni ndihmë. Mbështetja e tyre dhe besimi në aftësitë tuaja do ju bëjnë të kaloni çdo pengesë.

Virgjëresha – Kini kujdes me njeriun që zgjidhni për t’ju thënë disa fjalë inkurajuese. Dikush mund ta bëjë diçka kaq të lehtë sa do të jeni të gatshëm për ta provuar,të tjerë do ta bëjnë më të vështirë. E vërteta gjendet diku në mes. Mund të duhet shumë përpjekje, por jeni gati për çdo detyrë.

Peshorja – Ndoshta doni të fluturoni, por keni shumë përgjegjësi që do ju kufizojnë për të bërë diçka ndryshe. kKjo situatë do të vazhdojë derisa të zjgidhni problemet dhe të vazhdoni përpara. Ndoshta është mendësia juaj ajo që po ju pengon për të bërë aventura, ndaj merrni kohën për të reflektuar.

Akrepi – Lidhja Jupiter-Saturn do të theksojë ndryshimin mes pritshmërive dhe realitetit. Do ta gjeni veten në një konflikt për këtë mospërputhje dhe do të ndiheni më keq. Pranojini gjërat siç janë.

Shigjetari – Me Jupiterin që shkon drejt Saturnit, përfundimi i një detyre s’do të jetë i lehtë dhe gjendja do të vazhdojë për ca kohë. Sa më shumë të përpiqeni, aq më shumë rezistencë do të ndeshni. Në vend që të lodheni, lëreni dhe idetë për zgjidhjen do të vijnë vetë. Kërkoni ndihmë nga dikush me eksperiencë.

Bricjapi – Jeni njeri me këmbë në tokë,  por nuk  ndiheni rehat kur gjëraat nuk ecin. Ndiheni më mirë kur përpiqeni sadopak sepse e keni më të lehtë të gjeni ekuilibrin dhe të përfundoni gjërat që mundeni. Mos lini dyshimet t’ju mbizotërojnë,  janë thjesht mendime.

Ujori – Kënaqësia e një udhëtimi ose një mundësie të bukur do të ndërpritet. Do ta lini planin në mes për shkak të kostos ose ndërlikimit. Madje mund të ndryshoni edhe mendje pasi t’i keni menduar gjërat.  Mendoni përfitimet dhe më pas rivlerësoni situatën.

Peshqit – Kombinimi planetar tregon që po i bëheni vetes pengesë. Ju pëlqen ideja për të vazhduar me një projekt ambicioz apo bashkëpunimi me një plan  të rëndësishëm, por s’jeni gati për të vazhduar. Nëse është kështu, mos e presiononi veten sepse nuk keni pse t’i përkushtoheni menjëherë diçkaje./tvklan.al