Në mbledhje pritet të diskutohen propozimet e opozitës

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare do të tentojnë sërish sot të gjejnë një zgjidhje konsensuale lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Për këtë qëllim pritet që në orën 11:00 të mbahet mbledhja e Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi propozimet e bëra nga palët për çështjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe koalicionet.

Mazhoranca ka paraqitur disa propozime, të cilat sipas saj mundësojnë hapjen e listave 100 përqind. Por opozita i kundërshton këto propozime, duke kërkuar që para se ato të miratohen të merret opinioni i ODIHR.

Mazhoranca shtyu votimin e Kodit në seancë plenare për të hënën për t’i dhënë kohë gjetjes së konsensusit me opozitën jashtëparlamentare.

Tv Klan