“Ndërprerje kontrate kush nuk respekton hapësirat dhe pastërtinë”

Në Shëngjin është mbledhur për herë të parë Komitetit Rajonal i Turizmit për marrjen e masave në çelje të sezonit turistik 2020.

Sipas ministrit të Turizmit Blendi Klosi, të gjitha ato subjekte të cilat do të shkelin vendimet e miratuara do tu ndërpritet kontrata për shfrytëzimin e zonave bregdetare

“Këtë vit plazhet do të administrohen sipas hartës së vijës bregdetare. Ne të kundërt këtë plazh e shkatërrojmë. Një plazh i strukturuar do të thotë turizëm gjithë vitin, jo vetëm 2 muaj. Mbajtje pastër e zonës nga vetë subjektet, jo vetëm nga pastrimet vullnetare”.

Klosi tha se  subjektet që ndotin ambientin do të ndëshkohen me gjobë  dhe do u pezullohet kontrata. Në kuadër të masave të ndërmarra për sezonin e ri turistik, ministri Klosi ndau edhe  28 certifikata për kategorizimin hoteleri, duke bërë që këto subjekte të përfitojnë 6 % ulje të TVSH.

Tv Klan