Mbrëmja ndryshe e Lulzim Bashës



Mbrëmja ndryshe e Lulzim Bashës

21:15 24/01/2021

Pavarësisht impenjimeve politike, duke pasur parasysh edhe afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjen kohën për t’ju përkushtuar familjes së tij.

Bashkëshortja e kryedemokratit, znj.Aurela Basha ka publikuar një foto të Lulzim Bashës duke i lexuar librin vajzës së tyre Viktoria.

“Sonte në kohë për t’i lexuar gocës librin e preferuar”, shkruan ajo në Instagram.

Babë e bijë duket se po e shijojnë mjaft këtë moment me njëri-tjetrin. Nuk është hera e parë që kreu i PD shfaqet i përkushtuar dhe mjaft i vëmendshëm ndaj familjes së tij.

Lulzim Basha është prej 15 vitesh i martuar me bashkëshorten e tij Aurelën dhe janë prindër të dy vajzave, Dafinës dhe Viktorias. /tvklan.al






Të ngjashme