Mbyllet rrethrrotullimi



Mbyllet rrethrrotullimi

23:30 26/10/2020

Kaos në qarkullimin e makinave nga Tirana drejt Durrësit

Nga sot dhe për 4 muaj me radhë, sheshi Shqiponja do të jetë i bllokuar për të gjithë automjetet që hyjnë dhe dalin nga kryeqyteti, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Klan Plus sjell pamje të këtij loti, punimet dhe trafikun e rënduar.

Për shkak të radhëve të gjata të pritjes, disa qytetarë janë të irrituar.

Por ndërkohë të rrezikuar janë edhe këmbësorët. Shumë prej tyre janë të detyruar të kalojnë në anën tjetër të rrethrrotullimit, pasi kanë shtëpitë apo punën. Në devijimin e zgjedhur nga ARRSH, nuk ka asnjë sinjalistikë.

Pamja që të ofron gjithë kryeqyteti në kantieret e ndërtimit lënë për të dëshiruar.

Nga ana tjetër, qytetarët duhet të jenë të informuar edhe për disa detaje të tjera: Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga jugu për në kryeqytet duhet të zgjedhin të kalojnë nga Rrogozhina për në Elbasan dhe përmes tunelit në Tiranë.  

Ndërkohë, nëse do të zgjedhin rrugën nga Durrësi, mund të hasin edhe më shumë fluks makinash për shkak të bizneseve dhe industrisë që është përgjatë gjithë autostradës.

Varianti tjetër për qarkun e Durrësit është rruga e vjetër nga Ndroqi. Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative.

Klan Plus




Të ngjashme