Një shqiptar 38-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në ujërat e liqenit Maggiore në Meina të Italisë. Sipas Corriere, viktima është Festim Brankollari, i cili po pedalonte me një varkë. Kanë qenë disa turistë që njoftuan policinë, të cilët thanë se kishin parë një njeri të rrëzohej në ujë.

Skuadra e zhytësve gjeti trupin e pajetë të viktimës në 20 metra thellësi dhe 100 metra larg bregut. Një helikopter ishte ngritur gjithashtu në fluturim për të kërkuar trupin e shqiptarit.

Mediat italiane raportojnë se 38-vjeçari po përpiqej të nxirrte në breg varkën me pedale. Festim Brankollari punonte prej 10 vitesh në një hotel në zonën turistike pranë liqenit Meina. Një mik i tij tha për mediat vendase se shqiptari ishte “një person besueshëm dhe i sjellshëm”.

/tvklan.al