Temperaturat e larta kanë detyruar një të ri të futet në lumin e Vjosës për tu larë, por që fatkeqësisht nuk doli më.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme, në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve e quajtur “Lavatriçja e vjetër”, në Novoselë.

I mbyturi është 27-vjeçari Denis Gjoka nga Fieri. Ai ishte punëtor tek pika e inerteve.

Sipas policisë i riu ka qenë me kolegun e tij, 53-vjeçarin I.I. kur është futur për tu larë në lumë.

Trupi i 27-vjeçarit është gjetur pas 5 orë kërkimesh nga një grup prej 5 pulumbarësh. Trupi i tij është gjetur në afërsi të fshatit Mifol.

/tvklan.al