Të paktën 7 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e mbytjes së një barke në lumin Danub, në Budapest. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes së të mërkurës, kur një grup turistësh nga Koreja e Jugut po lundronin me një barkë përgjatë lumit, kur befas një tjetër barkë i goditi.

Dhjetëra gomone me zhytës përshkuan gjatë gjithë natës, rrjedhën e Danubit, por pa gjetur asnjë shenjë jete. Errësira dhe rryma e fortë e lumit si pasojë e reshjeve, vështirësuan më tej punën e ekipeve të kërkimit.

Frika e autoriteteve mbetet e lartë për një tragjedi edhe më të rëndë, nga numri i madh i të zhdukurve.

Tv Klan