Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete armë gjahu pa leje, vihet në pranga 30-vjeçari.

Policia e Lezhës gjatë kontrolleve në aksin rrugor Lezhë-Mabë ka arritur që të ndalojë një automjet që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale B.B..

Gjatë kontrollit është konstatuar se 30-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.02 mg/ l.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin./tvklan.al