Producenti dhe menaxheri i personazheve VIP, Simon Cowell, u shfaq në publik për herë të parë pas 10 javësh mungesë.

61-vjeçari me origjinë nga Britania e Madhe theu shtyllën kurrizore në fillim të Gushtit, pasi ra nga biçikleta e tij elektronike, të cilën po e testonte në shtëpinë e tij në Malibu.

Dalja publike erdhi një javë pasi ai dha lajmin e mirë se rreziku kishte kaluar dhe ai ishte në formë të  shkëlqyer.

Rikthimi në “Britain Got Talent” 2021 është fokusi i tij kryesor. Simon Cowell ndryshoi dietën e tij. Nuk konsumon më alkool dhe ndjek dietat vegjetariane.  /tvklan.al