Policia e Francës ka zhvilluar një kontroll në banesën e ministrit të Shëndetësisë dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Mediat në Francë bëjnë me dije se kontrolli i kryer në banesën e ministrit, Olivier Véran, është pjesë e një hetimi për menaxhimin e situatës së krizës së koronavirusit.

Po ashtu efektivët kanë kontrolluar dhe banesën e drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë, Jereme Salomon, si dhe disa ish-zyrtarëve të lartë duke përfshirë ish-kryeministrin Edouard Philippe.

Zyrtarët po hetohen lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19, lidhur me një çështje që është hapur që në 3 korrik.

Ministria e Shëndetësisë e Francës ka reaguar lidhur me këtë rast dhe shprehet se hetimet po vijojnë dhe nuk do ndikojnë në punën e tyre.

Këto veprime vijnë brenda kuadrit të një hetimi gjyqësor të hapur nga Gjykata e Drejtësisë e Republikës./tvklan.al