Rinovimi i Fernando Alonso me Aston Martin ka sqaruar një nga enigmat më të mëdha në Formula 1. Spanjolli lakohej për të zënë vendin e Ljuis Hamilton te Mercedes, por në fund u bind për të qëndruar tek skuadra e tij. Lëvizje që gjithsesi nuk prish planet e Mercedes, pasi duket se pasuesi i britanikut do të jetë Carlos Sainz, si një shkëmbim “kokë më kokë” me Ferrarin. Duke iu referuar mediave italiane, Sainz ka rënë dakord për një marrëveshje 2-vjeçare me Mercedes, për të formuar dyshen si shok skuadre i britanikut George Russell.

Sainz ka përfunduar në podium në çdo garë të këtij viti kalendarik, duke fituar Çmimin e Madh të Australisë, ndërsa mungoi në Arabinë Saudite shkak të një ndërhyrje kirurgjikale. Piloti spanjoll po luan një rol kyç tek skuaderia italiane, gjithsesi me vend të pasigurtë te Ferrari. Ndërkaq, sa i përket kampionëve në fuqi të kompeticionit, dyshja e sezonit të ardhshëm do të formohet sërish nga kampioni, Max Verstappen dhe meksikani Perez.

Klan News