Mërgim Mavraj pas problemeve që kaloi te Hamburg deri te përjashtimi nga ekipi do ta shohim sërish në fushë. Mbrojtësi i Kombëtares firmosi për Aris Selanik një kontrate 2-vjeçare. I pari që lajmëroi këtë transferim ishte president i klubit grek në profilin e tij në Instagram.

Kjo do të jetë një përvojë e re Mërgim Mavrajn, e para jashtë Gjermanisë ku luajti për 13 vite. Mavraj tek Aris gjen futbollistin tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën, i cili u afrua gjatë merkatos së verës te skuadra e Superligës së Greqisë.

Këtë sezon në ekip janë afruar shumë lojtarë të rinj pa harruar trajnerin spanjoll Paco Herrera. Aris e nisi më së miri kampionatin pasi është te grupi i ekipeve kryesuese pas 2 javëve të para.

Tv Klan