Tirana merr portierin e Prishtinës, Partizani i bllokuar deri tani

Partizani vazhdon përgatitjet e fundit para startit të kamponatit. Me ardhjen e trajnerit Daja, gjithçka duket gati.

Ardhja e teknikut ne krye te pankinës së demave ka bërë që të afrohen disa lojtarë pranë klubit, ndonëse merkatoja ende vazhdon të jetë e bllokuar.

Disa prej afrimeve i janë bashkuar ekipit në Ohër për stërvitje. Deri më tani 3 lojtarë janë konfirmuar si ‘dema të kuq’, ndërsa ekipi është në bisedime me 2 emra te tjera, atë te Gledi Micit dhe Vladica Brdarovski.

Edhe ekipi tjetër i kryeqytetit, Tirana, ka bërë disa afrime cilësore në merkato.

Për bardheblutë të drejtuar nga Egbo deri më tani i janë bashkuar klubit 11 lojtarë, ku spikat Afrimi i 26-vjeçarit Albion Avdiaj dhe gardianit të portës Visar Bekaj .

Merkato të mirë ka zhvilluar edhe ekipi i Vllaznisë. Deri më tani klubi shkodran ka afruar 10 lojtarë.

Po ashtu, verilindorët me ardhjen e Skënder Gegës kanë afruar edhe 7 përforcime, ku aktualisht kuksianët po luajnë ndeshjet në Europë.

Prej më shumë se 1 muaji, merkato është e hapur e ndërsa deri më 20 Shtator klubet kanë të drejtë të kryejnë transferime pasi pas kësaj date merkatoja mbyllet.

Klan Plus