Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Makina tip Benz mori flakë në lëvizje dhe për pasojë u dogj tërësisht.

Drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari me iniciale O.K. fatmirësisht nuk pësoi lëndime. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /tvklan.al