Një person dyshohet se është marrë peng në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 11:44 në rrugën “Londër”. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit mes disa personave.

“Rreth orës 11:44, në rrugën “Londër”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Në vendin e ngjarjes është gjetur automjeti i personit që dyshohet se është marrë peng. Ndërkohë policia është vënë në ndjeje të automjetit tjetër, i cili u largua menjëherë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al