Studentët kërkojnë që procesi të jetë i kombinuar

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta kaluar vetëm online mësimin në universitete, 3 ditë përpara fillim-vitit të ri akademik, i kapi në befasi drejtuesit e tyre.

Gjithçka ishte gati për mësimin e alternuar mes leksioneve online dhe seminareve në auditore, por ky vendim i ngarkon stafet akademike të riogranizojnë mësimdhënien nga e para. 

Mësimi online përbën veçanërisht sfidë për Fakultetin e Shkencave të Natyrës, për shkak të punës kërkimore në laboratorë.

Studentët që pyesim nuk janë dakord që mësimi të jetë vetëm online.

Ndërkohë që edhe studentët kanë bërë thirrje për organizimin e një proteste të hënën përballë Ministrisë së Arsimit kundër mësimdhënies online.

Tv Klan