Lionel Messi në fund të këtij sezoni nëse nuk rinovon kontratën me Barcelonën do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të ndërrojë skuadër. Në një intervistë për mediat në Spanjë, Messi ka deklaruar se nuk po nxitohen për të ardhmen e tij.

Me përgjigjet e tij Messi ka lënë të hapur rrugën e largimit nga Barcelona, por dhe mund të rinovojë sërish në varësi të zhvillimeve që do të ketë klubi gjatë sezonit.

Messi shtoi se tani për tani ishte i lumtur në Camp Nou por u shpreh se e ardhmja e tij afatgjatë mund të jetë përtej Atlantikut.

Unë do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara dhe të përjetoja jetën dhe kampionatin atje, por në fund të fundit kthehem në Barcelonë. Unë nuk jam duke menduar shumë përpara në periudhën afatshkurtër dhe thjesht dua të shoh se si përfundon sezoni”, u shpreh lojtari.

Largimi i Messit nga Barcelona është diskutuar edhe në verën që shkoi pas përplasjeve që ai kishte me presidentin tashmë të larguar, Bartomeu./tvklan.al