Messi, futbollisti më i paguar



Messi, futbollisti më i paguar

09:15 03/04/2019

Lionel Messi mbetet futbollisti që përfiton në shumë. Revista sportive “France Football” publikoi listën e më të paguarve për sezonin 2018-2019 ku argjentinasi përfiton 130 milionë Euro. Në përllogaritjet e kryera përfshihet paga, shpërblimet dhe marrëveshjet e sponsorizimit. I dyti është Cristiano Ronaldo me 113 milionë Euro dhe pas tij Neymar me 91.5 milionë.

Futbollistët pas tyre përfitojnë shumë më pak duke treguar vlerën e tre të parëve dhe imazhin e tyre. Antoine Griezmann që është i katërti përfiton 44 milionë Euro, ndërsa pas tij Gareth Bale dhe 40,2 milionë.

Po të krahasohen me fitimet që ka futbolli i femrave, ka një ndryshim të madh. Më e paguara është futbollistja e Lyon, Ada Hegerberg me 400 mijë Euro. Fituesja e Topit të Artë paguhet 325 herë më pak se Lionel Messi.

Tv Klan




Të ngjashme