Një përballje e hidhur për Lionel Messin. Kili fitoi “Copa America 2016” pasi mposhti ekipin e Argjentinës nga pika e bardhë e penalltive me rezultatin 4-2. Koha e rregullat përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Nga 11-metërshat u përsërit e njëjta histori si një vit më parë ku Kili ishte më i saktë duke i rrëmbyer finalen e dytë Argjentinës, teksa nga pika e bardhë gabuan Lionel Messi dhe Lucas Biglia dhe Arturo Vidal.

Argjentinasi i Barcelonës nuk ka arritur që të fitojë asgjë me ekipin e tij kombëtar ndryshe nga ajo që ndodh në Europë me Barcelonën. Pas ndeshjes Messi ka deklaruar zyrtarisht largimin nga kombëtarja.

/tvklan.al