Mësuesi Xhevit Dermyshi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit Covid-19. Dermyshi ka qenë i infektuar dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ditët e fundit.

Xhevit Dermyshi ka qenë mësues në qytetin e Gramshit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mësuesit Dermyshi.

Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit”, shkruan ministrja Kushi në Facebook. /tvklan.al