Meta: 8 pyetjet e mia për Venecian



Meta: 8 pyetjet e mia për Venecian

15:42 26/10/2020

Shumica të reflektojë për Kodin Zgjedhor

Presidenti ka dal përpara mediave për të bërë publike të gjitha pyetjet drejtuar me një kërkesë urgjente Venecias lidhur me arsyet përse ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë antikushtetuese.

Ndërsa zbulon se arsyet përse ju drejtua këtij institucioni ishte kërkesa e opozitës së bashkuar ai i pret nga shumica të reflektoj dhe të mos nxitohet për të rrëzuar dekretin e tij.

Nuk kam asnjë arsye pse të kos shpresoj në një reflektim të tyre, por gjithsecili do të mbajë përgjegjësi për aktet e tyre”.

Nëse reflektimi nuk vjen Meta është i qartë për hapin e radhës. “Presidenti i ka sytë nga populli shqiptarë”.

Por gjithsesi thotë se nuk do të rri në pritje por do ti jap vete zgjidhje këtij ngeci që ka krijuar kapja e institucioneve nga kryeministri aktual e që thotë se po pengon integrimin.

“Nuk do të pres popullit t’i japë drejtim kësaj çështje, por do ketë të njëjtën gjatësi vale për këtë çështje.

Ilir Meta është i bindur se zgjedhje pa opozitë nuk do të ketë më. “Ka 0 mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit që populli opozitarë të mos përfaqësohet”.

Meta ju përgjigje dhe interesin të gazetarëve lidhur me dhënien e shtetësive dhe deklaroi se është respektuar në çdo rast procedura.

Tv Klan




Të ngjashme