Presidenti Ilir Meta foli me tone shumë të ashpra këtë të hënë për qeverinë. Ai u shpreh se Presidenti, si simbol dhe i unitetit  dhe populli i Shqipërisë gjenden përballë një bande ndërkombëtare dhe një bande lokale.

Meta tha se është i gatshëm për betejë sa herë që ta ftojnë. Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë për votën që do të japin më 25 Prill.

“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante. Janë dy institucione garante, është Presidenti i Republikës si simbol i unitetit kombëtar dhe Kushtetutës e cila bazohet në pluralizimin politik dhe jo në partinë shtet, dhe e dyta është populli i Shqipërisë pa dallim i majtë dhe i djathtë dhe përballë nesh është një bandë, është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndragheta-s dhe gjithë mafies ndërkomëbtatre duke shtypur popullin. Sa herë do ta ftojnë presidentin në beteja aty do ta kenë, por me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje sot që të reflektojnë para se të jetë vonë”.

Meta: Sulmi ndaj FRD-së i planifikuar, përpjekje për të minuar pluralizmin në vend

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat, këtë të hënë ka deklaruar se dhuna që ndodhi në zyrat e FRD-së është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend.

Ai theksoi se sulmi në selinë e kësaj partie ishte planifikuar pasi letra që kërkonte lirimin e ambienteve nuk plotësonte asnjë element minimal ligjor. Meta ka deklaruar se ka shkuar në këtë seli për të verifikuar situatën, ndërsa theksoi se policia bashkiake e ka penguar që të kryejë detyrën.

“Sulmi i dhunshëm që ndodhi në zyrat e FRD-së vetëm pas marrëveshjes me PD-së është një sjellje e patolerueshme e mazhorancës. Kjo është një përpjekje për të minuar pluralizmin në vend. Ky është një sulm që bie ndesh me të gjithë parimet e së drejtës së shtetit, të gjithë veprimet e kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tij janë kryer në shkelje me detyrën e tyre. E gjithë detyra e tij është në shkelje mbi të cilat ushtrohet detyra e tij. Minon frymën demokratike dhe barazisë para ligjit. Le të kalojmë tek faktet. Në ambientet e FRD ishte ngjitur në korridoret e saj, një letër, pa origjinë, pa nënshkrim, pa emër titullari, pa vulë, pa numër protokolli përveç një fjalë ekstra e datës 3 Mars me qëllim që ta bënin këtë të dukej si akt zyrtar për të justifikuar aktet e planifikuara. Përveç kësaj letre që nuk plotëson asnjë element minimal që t’i kërkohej FRD-së lirimin e ambienteve. Në këtë letër nuk citohej asnjë bazë ligjore apo referencë ku mbështetej ky vendim”.

Në cilësinë e kryetarit të shtetit kam ndjekur me vëmendje të gjithë situatën dhe kam vendosur për të kontaktuar jo vetëm kryetarin e FRD-së, por edhe për të parë e verifikuar situatën e paprecedentë që po ndodhet aty. Kam vendosur që të vizitoj selinë e kësaj partie. Kam kontaktuar me drejtuesit e kësaj force për të biseduar me drejtuesit për të këtë situatë. Kur jemi drejtuar tek godina dera ka qenë e rrethuar me policë bashkiakë sikur aty të kishte ndodhur një skenë flagrante krimi. Stafi i Presidentit ka kërkuar që të hapet dera për Presidentit. Fillimisht është hapur dera dhe menjëherë stafi i Policisë Bashkiake në mënyrë të dhunshme kanë shoqëruar stafin që shoqëronte Presidentin dhe disa nga drejtuesit e FRD. Ky ka qenë momenti që kam reaguar, që me veprimet e tyre kanë dashur të pengojnë presidentin e republikës për të ushtruar detyrën”, tha Meta. 

Meta: Opozita po provokohet që të dalë nga zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta akuzon mazhorancën se po provokon opozitën me qëllim që ajo të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Presidenti e argumenton këtë me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e FRD-së. Sipas kreut të shtetit dhuna e përdorur ndaj kësaj force politike erdhi menjeherë pas marrëveshjes për koalicion që bëri me Partinë Demokratike.

“Unë nuk e di se çfarë bën opozita, unë di një gjë që treni i demokracisë i zgjedhjeve i votave të lira nuk ndalet më. Jemi ankuar që opozita nuk hyn në zgjedhje, tani bëhet çdo gjë për ta provokuar, për ta penguar opozitën, që të dalë nga zgjedhjet, sepse të gjitha këto akte prandaj bëhen. A ka qytetar të Shqipërisë që nuk e kupton përse përdoret një dhunë e tillë e paligjshme ndaj një force politike që është sipas gjithë kritereve ligjore, që ka 5 vjet atje, që ka kontratë me Erion Velijan atje. Përse përdoret gjithë kjo dhunë menjëherë pasi bën një marrëveshje që bën zgjedhjen e saj, punë e saj, që të marrë pjesë me koalicionin opozitar”, tha Meta.

Përplasja tek FRD-ja, Meta: Bashkia kaloi në vetëgjyqësi

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Bashkia e Tiranës ka kaluar në vetëgjyqësi në nxjerrjen jashtë ndërtese të partisë Fryma e Re Demokratike. Sipas marrëveshjes që e bëri publike këtë të enjte gjatë një konference për shtyp, Meta tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rast kundërshtie do të realizohej nga Gjykata e Tiranës. Kreu i shtetit i quajti letra bakalli, dokumentin e bashkisë për kërkesën e lirimit të ambienteve të ndërtesës nga ana e FRD-së.

“FRD ka zaptuar tokat? Ky është një mashtrim, nuk ka zaptuar asnjë ambient kjo sepse ndodhet në këtë seli që prej 2016 mbi bazën e një marrëveshje të lidhur me Bashkinë e Tiranës, ku në bazë të ligjit, ku bashkia e Tiranës ka marrë përsipër pajisjen me seli FRD. Pra FRD ushtron aktivitetin e saj që prej 23 Mars 2016 përmes një marrëveshje ligjore dhe nuk ka zaptuar asnjë cm. Në këtë marrëveshje, në nenin 7 të saj, citohet se zgjidhja e mosmarrëveshjes të zgjidhen me mirëkuptim, në rast të kundërt, kompetente do të jetë Gjykata e Shkallës së parë Tiranë. Kjo është vetëgjyqësi, Bashkia duhet t’i drejtohej Gjykatës dhe ky hap do duhej të merrej vetëm pasi të ishin shteruar të gjithë mundësitë. Vetëm pas presioni publik, Bashkia ka dorëzuar në zyrë zyrtare në një shkresë formale, i referohet një urdhri të nxjerrë në 12 mars, ku kërkohet lirimi i ambienteve brenda 10 ditësh, por nuk i referohet as marrëveshjesh që ka FRD dhe as ligjit për partitë politike. Kjo ka qenë letra, as letër bakalli nuk quhet, kjo nuk ekziston në botë (tregon letrën e Bashkisë) që të konsiderohet si një akt administrata. Pas këtij debati që keni parë ju, në 12 mars kemi një letër nga bashkia që i plotëson kushtet nga ana administrative, ka numër protokolli, vulë dhe emër, për të bërë gjyq edhe pse është e paligjshme në përmbajtjen e tij. Doni më për bandën e pluralizmit politik dhe që pengon presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij”, tha Meta./tvklan.al