Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Vlerësimi u bë me motivacionin “”

Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

”.

Presidentja e Kroacisë, me ftesë të Presidentit Meta, po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri, ku të enjten pritet të mbajë edhe nj fajlë përshëndetëse në Kuvend.

Në fjalën e tij në ceremoninë e dekorimit të Presidentes së Kroacisë, Presidenti Meta tha se Shqiptarët dhe kroatët kanë ndërtuar në shekuj lidhje të fuqishme miqësie e bashkëpunimi.

Sot demonstruam edhe një herë dëshirë dhe vullnet të përbashkët për t’i çuar më përpara e forcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat, ku padyshim ai ekonomik e kulturor mbeten ndër prioritetet tona kryesore.  Së shpejti do t’i ngremë ato në nivelin e Partneritetin Strategjik, në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve, por edhe të rajonit tonë të përbashkët

”, tha Meta.

Ndërsa Presidentja e Kroacisë, pasi mori në dorëzim dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar, tha: “

Ju falënderoj zoti President për këtë nderim, që në fakt nuk është vetëm për mua, por edhe për popullin kroat, duke më akorduar Dekoratën e Flamurit Kombëtar! Ky titull që po marr është simbol i një miqësie të thellë mes vendeve tona, veçanërisht mes shqiptarëve dhe kroatëve dhe u jam mirënjohëse si ju personalisht, po ashtu dhe Shqipërisë.

/tvklan.al