Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë përshëndetur Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

 “Presidenti Meta përshëndet deklaratën Thaci-Vujanoviç . Mali i Zi është një partner i shkëlqyer i shqiptareve. Miratimi i Demarkacionit do sjelle një pranvere europiane për Kosovën e qytetarët e saj”.

Edhe kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi këtë të premte. Kreu i qeverisë i cili po udhëton drejt Prishtinës uron që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë.

Statusi i Ramës:

Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë./tvklan.al