Meta e Basha kujtojnë Havzi Nelën


Meta e Basha kujtojnë Havzi Nelën

14:56 10/08/2020

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha përkujtuan në të njëjtën mënyrë 32-vjetorin e ekzekutimit me varje në litar nga diktatura të poetit disident Havzi Nela. 

Përmes një postimi në Facebook Meta e konsideroi Nelën “martir të fjalës së lirë”. Presidenti  thekson se “litari i xhelatëve që i shteri atij frymën nuk do mundë kurrë ta vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut si ëndërr e çdo shqiptari për një Shqipëri si e gjithë Evropa”.

Edhe Meta ne Facebook po ashtu si Basha në Twitter citon vargjet e poezisë së Nelës“O liri, o vdekje”. Basha e cilësoi Nelën si “poet të pavdekësisë”.

Mësuesi Havzi Nela, lindur në Kukës më 20 shkurt 1934, u përndoq vazhdimisht nga diktatura komuniste për shkak të pikëpamjeve të tij kundra sistemit. Në vitin 1967 ai u përpoq të arratisej nga vendi bashkë me të shoqen, Lavdie Nela, mirëpo u arrestua nga ushtarët jugosllavë dhe u soll në Shqipëri ku u dënua me dy dënime njëri pas tjetrit fillimisht 15 vite burg e më pas me 8 vite të tjera.

Regjimi e liroi më 19 Dhjetor 1986 ndërsa vetëm pak vite më vonë për shkak të veprimtarisë së tij letrare ai u dënua sërish, kësaj here më 24 Qershor 1988 Gjykata e Lartë e dënoi atë me vdekje dhe nuk pranoi kërkesat për faljen e jetës, kërkesa që u refuzuan edhe nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia. Nela u var në litar më 10 Gusht 1988 në qendër të Kukësit, përpara shkollës që sot mban emrin e tij.

Klan Plus




Të ngjashme