Presidenti Ilir Meta i ka akorduar titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, politikanit italian Riccardo Migliori me motivacionin, “

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në mbrojtjen, përhapjen e vlerave dhe standardeve demokratike në Shqipëri, si dhe për mbështetjen e pakursyer në proceset e saj integruese dhe euroatlantike”

Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, ambasadori i Italisë, deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik.

“Kjo ceremoni dedikuar një personaliteti të spikatur, mikut tonë të përbashkët, Riccardo Migliori. 

Migliori ka vendosur dhe mbajtur një raport të veçantë me Shqipërinë, na ka mbështetur në procese kyçe të historisë sonë moderne

Nuk mund të ndodhte ndryshe me një ndër miqtë e shumtë që na kanë shoqëruar e mbështetur përkrah, nga Italia fqinje, partneri ynë strategjik. 

Gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, ai ka lënë mbresa të thella në kujtesën institucionale të vendit

Si anëtar, e më pas kryesues i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e Përgjithshme të OSBE-së, Migliori është dëshmitar dhe kontributor i ndryshimeve që kanë ndodhur në forcimin e institucioneve demokratike.

Mbetem shpresëplotë, se falë vullnetit të përbashkët, rekomandimeve e ndihmës së OSBE/ODIHR, dhe miqve tanë si z.Migliori, ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë sfidë”, 

tha kreu i Shtetit Meta./tvklan.al