“Duhet reflektim për funksionimin e sistemit të drejtësisë”

Presidenti Meta ka kujtuar ditën kombëtare të drejtësisë me thëniet e “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit e që shënoi aktin e parë pas shpalljes së Pavarësisë për funksionimin e sistemit gjyqësor.

Pjesa e përzgjedhur nga kreu i shtetit është përcaktimi ku specifikohet se çdo vepër që i merr jetën, lirinë dhe pasurinë qytetarëve është vepër penale ndërsa qeveria është e detyruar të ruaj jetën, lirinë dhe pasurinë e çdo qytetari.

E pikërisht këto përcaktime për Metën duhet të shërbejnë si reflektim për rëndësinë që ka funksionimi i plotë, i pandërprerë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese sipas presidentit po pamundëson mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve. Në 10 Maj festohet dhe 30 vjetori i Komisionit të Venecias për të cilin nuk ka munguar dhe një urim nga presidenti.

Tv Klan