Presidenti Ilir Meta ka marrë në mbrojtje kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se është modeli me i mirë i sjelljes gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se Basha dhe opozita ka qenë shumë bashkëpunuese dhe qeveria duhet të ulet e të dëgjojë të gjitha propozimet e bëra prej tyre.

Po ashtu Meta vuri në dukje se ai ka reflektuar dhe tani e tutje do të mbajë maskë, duke treguar se situata është shumë e rënduar.

“Lulzim Basha ka qenë modeli i sjelljes shembullore gjatë pandemisë. Ka qenë shumë bashkëpunues që kur ka nisur pandemia. Më duhet të them që opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para për pandeminë. Ata kanë kusuret e tyre dhe për largimin nga Parlamenti, por për pandeminë nuk kemi çfarë t’u themi. Nuk mund të vazhdojmë duke manipuluar këtë vend.

Unë e ftoj qeverinë të reflektojë dhe siç bëra unë dhe po mbaj maskë. Të ulet me opozitën se ka shumë ekspertë të mirë dhe të mos shajë mjekët e t’i quajë si komentator sportiv. Opozita ka notën 10, por unë kam notën 9 për mosmbajtjen e maskës”, u shpreh Meta./tvklan.al