Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli në një konferencë të jashtëzakonshme këtë të hënë ku sipas tij solli fakte të reja të kapjes së drejtësisë nga ana e mazhorancës.

Meta tha se “Kuvendi miratoi në mënyrën më të papërgjegjshme, më të pabesë dhe më të pamoralshme” vetëm disa orë para se të zhvillonte takimin me Komisionin e Venecias në datë 12 Shkurt projektligjin për disa ndryshime në ligjin për organizmin dhe funksionimin e organizmin e Gjykatës Kushtetuese, që ka të bëjë me betimin e anëtarëve të saj.

Sipas Metës, Kuvendi ndryshoi atë nen që priste të merrte përgjigje nga Komisioni i Venecias dhe miratimin e bëri në errësirë të plotë.

“Përmbajtja e ligjit të votuar me urgjencë nga parlamenti dhunon në mënyrën më flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe njëkohësisht të gjitha parimet themelore kushtetutese të shtetit të së drejtës dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Votimi i këtij ligji është një tjetër atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetutës me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të procesit të emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Rilindjes dhe të nxijë integritetin e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese duke dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë gjykatë do të kalojë vetëm përmes testit të besnikërisë politike. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. Ky nxitim në panik i mazhorancës për të vendosur para faktit të kryer Komisionin e Venecias dhe për t’i kërkuar atij të përjashtonte nga objekti pikërisht këtë ligj për të cilin e kishte ftuar dy muaj më parë, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet organizmave të Këshillit të Europës në tërësi, Komisionit të Venecias në veçanti, por edhe ambasadave dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias për këtë çështje saç është vetë abetarja.

Me këtë veprim, mazhoranca ka ftuar një komision të nderuar, si ai i Venecias, por nga ana tjetër ka zhvleftësuar vizitën e tyre duke deligjitimuar rëndësinë e këtij Komisioni. Si President i Republikës, si përfaqësues i unitetit të popullit, dhe si Kreu i Shtetit, i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca në funksion të mbulimit të realizimit final të grushtit të shtetit. Por njëkohësisht dhe i siguroj se Republika e Shqipërisë, edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit, të paktën në kontinentin ku jetojmë, nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të këtij shteti dhe të vetë drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici anti-kushtetuese të shtetit PPP. Pra, polici-parti-propagandë. Si President i Republikës dhe kryetar i shtetit, konfirmoj se do të marrë pjesë vetë në seancën plenare të Komisionit të Venecias ku do t’i njoh të gjithë të pranishmit por edhe Europën e vlerave demokratike dhe të shtetit të së drejtës me fakte edhe më të rënda se sa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend, tha Meta.

Meta shtoi se po përgatitet të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit, të cilit, sipas kreut të shtetit, duhet t’i ndalohet ushtrimi i detyrës pasi ka qëllim vonimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Po përgatitet dhe të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal që kam depozituar në muajin Nëntor ndaj këtij shtetasi jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij dhe veprat penale që ka konsumuar dhe që pasojat po i vuan sistemi i drejtësisë për shkak të mosplotësimit të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese. Të kallëzuarit Ardian Dorani duhet t’i ndalohet menjëherë ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik me qëllimin e pastër, të nxitur nga presioni politik për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që vendin e fundit vakant t’ia ruajë vetes.

Rilindja është teatri dhe estrada numër një e këtij shteti dhe këtij populli. Shikoni çfarë i thotë Kryetari i Kuvendit në datën 8 Nëntor, në këto kushte për të garantuar të drejtën, e çdo kandidati në votim, për votimin që do të bëni të hënë për vakancat, Kuvendi kërkon që të informohet nga KED mbi ecurinë e procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për emërimet në drejtësi sipas Kushtetutës, thotë ai. Tani përgjigja që i jep Dvorani pa mbledhur fare KED-në. Ai është vetëm 1 votë në 9 votat e KED. Në fund fare, ky thotë që “ditën e sotme dhe deri në çastin e dërgimit të këtij informacioni pranë KED nuk ka ardhur ndonjë njoftimi nga institucioni i Presidencës për ushtrimin  e të drejtës së Presidentit të Republikës për të emëruar një nga kandidatët në listën e datës 11 Shtator. Edhe në faqen e Presidentit nuk rezulton të jetë bërë publike, ushtrimi i të drejtës nga Presidenti për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese për anëtarin e plotë. Vlerësoj që zonja Arta Vorpsi, sipas këtij pa mbledhur as këshill, asnjë konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Këta nuk dinin gjë. Në datën 5 Nëntor, e keni ju se janë bërë publike, por do ta përqendroj se jemi në fazën finale të grushtit të shtetit, por edhe goditjes përfundimtare të grushtit të shtetit në Shqipëri. Këtu po ta shikoni konfirmoni që është marrë nga KED. Është marrë letra që Presidenti i ka dërguar në 5 Nëntor Gramoz Ruçit, i cili nuk dinte gjë në datën 8 Nëntor. Kjo është e protokolluar. Kjo i është drejtuar edhe ambasadave partnere që nuk i zë gjumi për reformën në drejtësi” , tha Meta. /tvklan.al