Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit, lidhur me situatën e tensionuar në Bulevardin e Ri, ku prej dy ditësh banorët që kundërshtojnë shembjen e banesave, janë përplasur me policinë. Kreu i shtetit e cilëson ndërhyrjen e forcave të rendit, mënyrë brutale dhe aspak profesionale.

Ai kërkon zbatimin me përpikëri të procedurat ligjore për shpronësimin për interes publik, të të gjithë personave që preken nga ky projekt si të atyre që gëzojnë një certifikatë pronësie, por edhe të atyre që nuk kanë mundur të ligjërojnë dot banesat e ndërtuara edhe pse janë aty prej mëse 20-vitesh.

Tv Klan