Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e gazetarit Blendi Fevziu për të qenë i ftuar sot në “Opinion” në Tv Klan.

Meta në një postim në mediat sociale shkruan se i ka premtuar Fevziu që për çdo pyetje “flakë” përgjigjia e tij do të jetë “zjarr”.

E pranova me kënaqësi ftesën e Blendi Fevziut për t’u përballur sot live, në ora 21:00 në TV Klan, në arenën e “Opinion”-it me pyetjet e një paneli të nderuar gazetarësh.

I premtova se për çdo pyetje “flakë”, përgjigjja ime do të jetë “zjarr”.🔥 Ju ftoj të gjithëve të na ndiqni!”, shkruan Meta./tvklan.al