Ditën e fundit të vitit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zgjodhi të zhvillojë një takim me forcat komando të Zall Herrit, ndërsa nga aty komunikoi përmes një video konference me ushtarakët që janë në misione paqeruajtëse, në Kabul dhe Herat.

Veç urimit për vitin e ri, kreu i shtetit iu përcolli ushtarakëve dhe vlerësimi maksimal për kontributin e tyre. Presidenti përcolli dhe homazhin e tij për kapiten Feti Voglin, i vrarë gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan, në Shkurt të 2012.

Tv Klan