Përbërësit:

500 gr midhje

4-5 lugë gjelle vaj

2 lugë gjelle miell

2 vezë

kripë

piper

Përgatitja:

Pastrojmë midhjet dhe më pas rrahim vezët në një enë. I spërkasim me kripë e piper dhe i lyejmë me miell. I zhysim në enën me vezët e rrahura dhe i skuqim në tiganin me vaj të nxehtë. Sipas dëshirës mund t’u hidhet edhe limon.

/tvklan.al