Milani mund Lacion në një ndeshje bindëse me rezultatin 2-0 dhe bën festë në “San Siro”. Kjo është fitorja e tretë për “Djallin” në tri takime të luajtura që e çon atë në vend të parë në renditje, bashkë me Romën dhe Napolin. Për bardhekaltrit ishte e vështirë që t’u bënin ballë kuqezinjve.

Fitorja është e rëndësishme për skuadrën, që të mërkurën debuton në Ligën e Kampioneve kundër Liverpulit në “Endild”, ndërkohë që të dielën e pret një përballje me një Juventus të dëshpëruar në transfertë.

Mbrojtësi i kuqezinjve Hysaj e nisi takimin nga minuta e parë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 45 me anë të Leao-s. Kesi kishte mundësinë që të dyfishonte rezultatin në shtesën e 45 minutave të para, por goditi traversën pas penalltisë të dhënë nga VAR.

Në të 67’ Ibraimoviçi realizoi golin e dytë pas vetëm 5 minutash në fushë. Suedezi gjeti golin pas 175 ditësh. Miqtë ishin të paktë në finalizim gjatë gjithë ndeshjes.

Në takimin, tjetër Roma mundi Sasuolon me rezultatin 2-1. Kjo ishte dhurata e verdhekuqve për trajnerin Zhoze Murinjo, në takimin e 1000 të tij në stol. Goli i fitores erdhi në shtesë nga El Sharaui, ndërsa tekniku portugez vrapoi  në fushë nga gëzimi.

Klan News