Milan u mposht edhe në ndeshjen e radhës ndaj Romës, duke dalë jashtë garës për në Europa Ligë. Roma shënoi dy gola me anë të Mançinit dhe Dibalasë. Verdhekuqtë për afro 60 minuta mbetën me 10 lojtarë, por kuqezinjtë nuk arritën ta përmbysnin rezultatin, duke shënuar vetëm një gol me anë të Gabia në minutën e 85-të.

Roma shkon në gjysmëfinale, së bashku me Atalantën, e cila ndonëse u mposht me rezultatin 1 me 0 nga Liverpul, u favorizua nga fitorja e ndeshjes së parë me rezultatin 3 me 0. Leverkusen është gjysmëfinalistja e tretë e Europa Ligë. Gjysmëfinalistja e katërt do të përcaktohet nga ndeshja mes Marsejës dhe Benfikes, e cila po vijon të luhet në kohë shtesë.

Tv Klan