Java e 4 e Serie A u mbyll me barazimin e Milanit në fushën e Cagliarit. Kuqezinjtë me sa duket të papërgatitur për një përballje të fortë pësuan që në fillim të takimit. Joao Pedro surprizoi me golin e minutës së 4. Poveletti goditi shtyllën dhe topi i kthyer nuk u çua dëm.

Rimëkëmbja e Milanit ishte e vështirë. Vetëm në pjesën e dytë morën frenat e lojës në dorë por skuadra vendase u tregua cilnike duke mbrojtur golin e shënuar.  Barazimi i Milanit erdhi në minutën e 56 nga Higuain i cili shfrytëzoi maksimalisht mundësinë. Kuqezinjtë ishin edhe të pafat për të gjetur golin e barazimit.

Java e 4 solli edhe dy gola për Cristiano Ronaldon që vendosi fitoren e Juventusit ndaj Sassuolo. Portugezi nuk mundi ta fshihte kënaqësinë.

“Jam i lumtur që shënova, por më shumë për lojën që bëmë. Kishim shumë raste. Isha pak në ankth që prej ardhjes tek Juventus, por e dija që po punoja shumë dhe shokët po më ndihmonin dhe i falenderoj shumë për këtë”, 

tha Ronaldo pas takimit.

Roma barazoi në shtëpi ndaj Chievos. Skuadra e kreqytetit ende nuk e ka gjetur ritmin që kërkohet në kampionat. Ndërkaq, goli i Parolo i dha Lazios 3-pikëshin e dytë të kampionatit.

Tv Klan