Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar me homologun turk Suleyman Soylu gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Turqi.

Ministri turk Soylu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, që sipas tij mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e madhe të faktorit shqiptar në Turqi.

Soylu kërkoi gjithashtu të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit.

Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.

/tvklan.al