“Jemi të angazhuar për një marrëveshje të re”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin e gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, sqaron se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare.

Në një reagim për VOA, Ministria jonë e Jashtme shprehet se “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme shton se “Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial”.

Tv Klan